Kushtet e përdorimit

Përditësuar më 24 gusht 2026

1. Kush e ofron shërbimin

TAXI IM ofrohet nga PREMIERË STUDIO SH.P.K., me numër biznesi 812003565, me seli në Rruga Fehmi Agani, pn, Pejë, Kosovë. Në këto kushte i referohemi si “ne” ose “TAXI IM”.

2. Çka është dhe çka nuk është TAXI IM

TAXI IM është program kompjuterik që lidh klientët me kompanitë e taksive. Ne ofrojmë mjetin teknik; transportin e kryen kompania e taksisë dhe taxisti i saj.

Ne nuk jemi ofrues transporti. Nuk punësojmë taxistë, nuk zotërojmë automjete, nuk caktojmë çmimin e udhëtimit dhe nuk marrim para për udhëtimet. Kontrata e transportit lidhet drejtpërdrejt mes klientit dhe kompanisë së taksisë.

3. Përdoruesit

4. Abonimi dhe pagesa

Abonimi ofrohet €99 për muaj ose €1188 për vit. Çmimet janë në euro. Abonimi aktivizohet pas pranimit të pagesës dhe vlen deri në fund të periudhës së paguar.

Abonimi nuk rinovohet automatikisht pa pëlqimin e kompanisë. Kur periudha mbaron pa u rinovuar, qasja e kompanisë dhe e taxistëve të saj pezullohet derisa abonimi të rinovohet. Të dhënat e kompanisë ruhen gjatë kësaj kohe.

Çmimet mund të ndryshojnë. Ndryshimi nuk prek një periudhë të paguar tashmë; kompanitë njoftohen së paku 30 ditë para se çmimi i ri të zbatohet në rinovimin e radhës.

5. Detyrimet e kompanisë së taksisë

6. Detyrimet e klientit

7. Vendndodhja

Aplikacioni përdor vendndodhjen e pajisjes. Për klientin, ajo shërben për të dërguar adresën e marrjes. Për taxistin që është online, vendndodhja dërgohet periodikisht — edhe kur aplikacioni është në sfond — që klientët ta shohin taksinë në hartë. Taxisti mund ta ndalë këtë duke dalë offline. Detajet janë te Politika e privatësisë.

8. Ndërprerja e shërbimit

Mund ta ndërpresim ose pezullojmë qasjen e një llogarie nëse shkelen këto kushte, nëse jepen të dhëna të rreme, ose nëse abonimi nuk paguhet. Kompania mund ta ndërpresë abonimin në çdo kohë duke mos e rinovuar — shih Anulimi dhe rimbursimi.

9. Kufizimi i përgjegjësisë

Shërbimi ofrohet “siç është”. Bëjmë çmos që të punojë pa ndërprerje, por nuk garantojmë disponueshmëri të pandërprerë: varet nga interneti, nga GPS-i i pajisjes dhe nga shërbime të palëve të treta.

Nuk mbajmë përgjegjësi për cilësinë e udhëtimit, sjelljen e taxistit ose të klientit, vonesat, dëmet apo mosmarrëveshjet për çmimin e udhëtimit. Këto janë çështje mes klientit dhe kompanisë së taksisë. Përgjegjësia jonë ndaj një kompanie nuk e kalon shumën që ajo ka paguar për periudhën aktuale të abonimit.

10. Ndryshimet

Këto kushte mund të përditësohen. Data e përditësimit shfaqet lart. Ndryshimet thelbësore u komunikohen kompanive me abonim aktiv.

11. Ligji dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Zbatohet legjislacioni i Republikës së Kosovës. Mosmarrëveshjet zgjidhen së pari me marrëveshje; nëse kjo dështon, janë kompetente gjykatat e Kosovës.

12. Kontakti

Email: [email protected]
Telefon: 049 298 296