Politika e privatësisë
Përditësuar më 24 gusht 2026
Kjo politikë shpjegon cilat të dhëna mbledh TAXI IM, pse i mbledh, kush i sheh dhe si mund t'i fshini. Kontrollues i të dhënave është PREMIERË STUDIO SH.P.K., Rruga Fehmi Agani, pn, Pejë, Kosovë.
1. Çka mbledhim
Nga klienti:
- Emri dhe email-i — për të krijuar llogarinë.
- Numri i telefonit — nëse e jepni, që taxisti të mund t'ju kontaktojë.
- Vendndodhja — vetëm kur keni aplikacionin të hapur, për të përcaktuar adresën e marrjes.
- Historiku i udhëtimeve dhe vlerësimet që jepni.
Nga taxisti:
- Emri dhe numri i telefonit — të regjistruara nga kompania ku punon.
- Vendndodhja — edhe kur aplikacioni është në sfond, gjatë kohës që taxisti është online. Kjo është e domosdoshme që klientët ta shohin taksinë në hartë. Kur del offline, dërgimi ndalet.
- Numri i udhëtimeve të kryera dhe nota mesatare.
Nga kompania: emri, numri i biznesit, adresa, kontakti dhe historiku i abonimeve e faturave.
2. Çka nuk mbledhim
- Asnjë të dhënë kartele. Udhëtimet paguhen në veturë. Abonimi paguhet jashtë aplikacionit, dhe të dhënat e kartelës i përpunon vetëm banka — ne nuk i shohim dhe nuk i ruajmë kurrë.
- Nuk ndjekim vendndodhjen e klientit kur aplikacioni është i mbyllur.
- Nuk lexojmë kontaktet, fotot apo skedarët e telefonit.
- Nuk shesim dhe nuk ua japim të dhënat reklamuesve. Kurrë.
3. Pse i përdorim
- Për ta lidhur kërkesën tuaj me një taxist të kompanisë që zgjidhni.
- Për t'ju treguar taksinë në hartë ndërsa afrohet.
- Për t'i mundësuar kompanisë të mbajë regjistrin e udhëtimeve të veta.
- Për të menaxhuar abonimet dhe faturat.
4. Kush i sheh
- Taxisti që pranon kërkesën sheh emrin tuaj dhe adresën e marrjes — jo historikun tuaj.
- Kompania e taksisë që zgjidhni sheh udhëtimet e kryera nga taxistët e vet.
- Kompanitë e tjera nuk shohin asgjë. Kjo ndarje zbatohet në bazën e të dhënave, jo vetëm në ndërfaqe.
- Ne kemi qasje teknike për mirëmbajtje dhe mbështetje.
5. Ku ruhen
Të dhënat ruhen në serverë brenda Bashkimit Evropian, me lidhje të enkriptuar, te një ofrues i specializuar infrastrukture. Qasja kufizohet në nivel rreshti: çdo llogari mund të lexojë vetëm atë që i takon.
Hartat, kërkimi i adresave dhe llogaritja e rrugës kryhen nga shërbime të specializuara hartografike. Këtyre u dërgohen vetëm koordinata — pa emrin tuaj dhe pa asnjë të dhënë që ju identifikon.
6. Sa gjatë ruhen
- Historiku i klientit në aplikacion: 24 orët e fundit.
- Regjistri i kompanisë: ruhet për nevoja kontabiliteti dhe kontrolli.
- Vendndodhja: ruhet vetëm pozicioni i fundit, i cili mbishkruhet vazhdimisht. Nuk mbajmë gjurmë historike të lëvizjeve.
- Faturat: sa kërkon legjislacioni tatimor.
7. Të drejtat tuaja
Mund të kërkoni qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja duke na shkruar në [email protected].
Fshirja e llogarisë bëhet vetë, brenda aplikacionit: Profili → “Fshi llogarinë time”. Llogaria fshihet përgjithmonë dhe nuk hyn dot më. Emri, email-i dhe numri juaj hiqen nga sistemi.
Udhëtimet e kryera mbeten në regjistrat e kompanisë së taksisë, por pa emrin tuaj — shkëputen nga ju dhe nuk ju identifikojnë më. Kjo është e nevojshme që kompania të mos humbasë regjistrat e veta të punës dhe që notat e taxistëve të mbeten të sakta.
8. Llogaritë e taxistëve dhe të bazës
Këto llogari i krijon dhe i heq kompania ku personi punon, jo ne. Nëse jeni taxist dhe doni të hiqeni nga sistemi, drejtojuni administratorit të kompanisë suaj.
9. Siguria
Komunikimi me serverin është i enkriptuar. Fjalëkalimet ruhen të hashuara — as ne nuk i lexojmë dot. Një llogari mund të jetë aktive në një pajisje njëherësh; hyrja në një pajisje të re e nxjerr automatikisht të mëparshmen.
10. Fëmijët
Shërbimi nuk u drejtohet personave nën 16 vjeç dhe nuk mbledhim me vetëdije të dhëna prej tyre.
11. Ndryshimet
Nëse kjo politikë ndryshon, data lart përditësohet. Ndryshimet thelbësore njoftohen brenda aplikacionit.
12. Kontakti
Email: [email protected]
Telefon: 049 298 296
Adresa: Rruga Fehmi Agani, pn, Pejë
