Klientët të gjejnë.
Taxistët të përgjigjen.
TAXI IM është sistemi i dispeçimit për kompanitë e taksive në Kosovë. Klienti thërret me një prekje, kërkesa u shkon taxistëve të kompanisë suaj, dhe i pari që e pranon niset drejt tij — me pozicionin e dukshëm live.
Regjistro kompaninë HyrSi funksionon
Tri hapa, pa radio dhe pa letra.
Klienti thërret taksinë
Zgjedh kompaninë tuaj nga lista e taksive online pranë tij dhe dërgon kërkesën nga vendndodhja e vet. Adresa merret automatikisht.
Taxisti më i afërt përgjigjet
Kërkesa u shfaqet taxistëve tuaj online, të renditur sipas largësisë. I pari që e pranon e merr; të tjerëve u hiqet menjëherë.
Klienti e sheh të afrohet
Pozicioni i taxistit përditësohet çdo pak sekonda, me kohën e mbetur deri te klienti. Pagesa bëhet në veturë, si gjithmonë.
Çka merr kompania
Një panel i vetëm për flotën, dhe një aplikacion që taxistët e mësojnë për pesë minuta.
Menaxhimi i taxistëve
Shtoni ose hiqni taxistë, rivendosni fjalëkalimet, shihni kush është online dhe kush në udhëtim.
Historiku i udhëtimeve
Çdo udhëtim ruhet me kohën, taxistin dhe adresën e marrjes — për kontroll dhe raportim.
Llogari për bazën
Krijoni llogari të veçanta për dispeçerët, që të ndjekin kërkesat pa pasur qasje në pjesën tjetër.
Statusi i taxistit
Taxisti shënon vetë kur është i zënë. Kur është në udhëtim, klientët nuk e shohin më si të lirë.
Vlerësimet
Klienti vlerëson me yje pas çdo udhëtimi. Nota mbetet e lidhur me taxistin.
Vetëm kompania juaj
Kërkesat drejtuar kompanisë suaj i shohin vetëm taxistët tuaj. Asnjë kompani tjetër nuk ka qasje.
Çmimet
Një çmim për gjithë kompaninë, pa kufi në numrin e taxistëve. Pa tarifë hapjeje.
- Taxistë të pakufizuar
- Panel i kompanisë
- Llogari për bazën
- Mbështetje
- Gjithçka e planit mujor
- Një faturë në vit
- Çmim i fiksuar për 12 muaj
- Mbështetje
Kontakti
Për të aktivizuar kompaninë tuaj ose për çdo pyetje.