Anulimi dhe rimbursimi
Përditësuar më 24 gusht 2026
1. Çka paguhet
Paguhet vetëm abonimi i kompanisë së taksisë: €99 për muaj ose €1188 për vit. Kjo është e vetmja pagesë që kalon përmes nesh.
Klientët nuk paguajnë asgjë për aplikacionin. Udhëtimi paguhet në veturë, drejtpërdrejt te taxisti, dhe nuk ka lidhje me këtë politikë.
2. Anulimi i abonimit
Abonimi mund të anulohet në çdo kohë duke na shkruar në [email protected] nga email-i i kompanisë, ose thjesht duke mos e rinovuar kur të mbarojë periudha.
Pas anulimit, shërbimi vazhdon të punojë deri në fund të periudhës së paguar. Nuk ka tarifë anulimi dhe nuk ka afat minimal kontrate.
3. Kur i kthejmë paratë
Brenda 14 ditëve nga aktivizimi i parë
Nëse jeni klient i ri dhe vendosni se shërbimi nuk ju përshtatet, kthejmë shumën e plotë, pa pyetje. Kjo vlen vetëm për abonimin e parë të një kompanie, jo për rinovimet.
Kur shërbimi nuk punon për fajin tonë
Nëse shërbimi është i padisponueshëm për një periudhë të zgjatur për shkak të një problemi tonin, kthejmë pjesën proporcionale të ditëve të humbura, ose ua zgjatim abonimin me po aq ditë — zgjidhni ju.
Pagesë e dyfishtë ose e gabuar
Kthehet e plotë sapo të konstatohet.
4. Kur nuk kthejmë paratë
- Për ditët e mbetura kur anuloni vullnetarisht pas 14 ditëve të para — shërbimi mbetet aktiv deri në fund të periudhës.
- Kur llogaria pezullohet për shkelje të kushteve të përdorimit.
- Për ndërprerje që rrjedhin nga interneti i kompanisë, telefonat e taxistëve ose GPS-i i tyre.
5. Si kërkohet rimbursimi
Na shkruani në [email protected] nga email-i i regjistruar i kompanisë, me emrin e kompanisë dhe numrin e faturës. Përgjigjemi brenda 3 ditëve pune.
Paratë kthehen në të njëjtën mënyrë që janë paguar. Kur pagesa është bërë me kartelë, kthimi shkon te e njëjta kartelë; koha derisa të duket në llogari varet nga banka juaj, zakonisht 5–10 ditë pune pas miratimit.
6. Kontakti
Email: [email protected]
Telefon: 049 298 296
Adresa: Rruga Fehmi Agani, pn, Pejë
